Vingegaard vesh “fanellën rozë”/ Çiklisti danez del në vendin e parë të klasifikimit në…

Vingegaard vesh “fanellën rozë”/ Çiklisti danez del në vendin e parë të klasifikimit në…

Pikat kryesore

  • Triumfin do ta arrinte në mbi 1800 metra mbi nivelin e detit.
  • Ishte dita e ngjitjes në Alpe për Xhiron e Italisë, dhe pikërisht në etapën më të vështirë deri tani, u kuptua se përse Jonas Vingegard cilësohet favorit për titullin.
  • Në këtë mrekulli të natyrës, por në një sfidë tepër të ashpër çiklistike, Vingegard priti momentin e duhur, pikërisht ngjitjen e fundit drejt stacionit të skive për t’u shkëputur nga rivalët.

Triumfin do ta arrinte në mbi 1800 metra mbi nivelin e detit. Ishte dita e ngjitjes në Alpe për Xhiron e Italisë, dhe pikërisht në etapën më të vështirë deri tani, u kuptua se përse Jonas Vingegard cilësohet favorit për titullin. Ishte dita e 14-të mbi dy rrota, itinerari nga Aosta italo-franceze deri në Pila, në kufirin mes Italisë, Francës e Zvicrës, ku dominon maja më e lartë e Europës, MonBlan apo Mali I Bardhë me lartësi mbi 4800 metra mbi nivelin e detit. Në këtë mrekulli të natyrës, por në një sfidë tepër të ashpër çiklistike, Vingegard priti momentin e duhur, pikërisht ngjitjen e fundit drejt stacionit të skive për t’u shkëputur nga rivalët. E gjithë etapa prej 133 kilometrash pati disa malore, dhe shumë çiklistë luftuan për të arritur të parët në finishet e ndërmjetme, për të marrë pikë, dhe për të qenë në vëmendje të kamerave e të publikut. I ndihmuar nga skuadra Visma, ai la pas të gjithë rivalët dhe u shkëput në ngjitjen e ashpër prej 16.6 kilometrash. Danezi arriti cakun me kohën 3h53’01”, 49 sekonda përpara austriakut Feliks Gal, duke marrë Fanelën Rozë të kryesuesit. Lideri prej 9 etapash, portugezi Alfonso Eulalio, duhet të kënaqet me vendin e dytë, duke qenë 2’26” prapa liderit. Nëse mbetet I dyti, do të ishte një sukses I madh. Jonas Vingegard, dy herë kampion I Turit të Francës, është në debutimin e tij në Xhiron e Italisë, dhe pritet të shkruajë emrin mes legjendave që ia kanë dalë në të dyja garat më të mëdha të çiklizmit në botë si Edi Merks, Bernar Ino, Zhak Ankëtil, Fausto Kopi, Migel Indurain, Xhino Bartali apo edhe Tadej Pogaçar./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Turi i Francës/ Çiklisti australian Hindlej triumfon në malet e Pirenejve Aksident tragjik në “Tour de Suisse”/ Çiklisti zvicerian përplaset me kolegun dhe humbet jetën nga plagët e marra Holandezi udhëtoi nga Amsterdami për në Doha me biçikletë për 111 ditë, arsyeja i ka habitur të gjithë

Lini një Përgjigje