Pikat kryesore
- Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.
- Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit, gradualisht pas mesdite reshjet e shiut deri në orët e pasdites lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit. Në mbrëmje, ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.