Vigjilja e Krishtlindjes/ Mbahet Mesha e Shenjtë në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër

Vigjilja e Krishtlindjes/ Mbahet Mesha e Shenjtë në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër

Pikat kryesore

  • Në vigjilje të Krishtlindjes, në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër kremtohet Mesha e Shenjtë, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik për besimtarët katolikë.
  • Mesha solemne celebrohet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, në praninë e klerikëve, besimtarëve dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë ceremoni fetare me domethënie të veçantë shpirtërore.
  • Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult, gjatë predikimit u shpreh se ne i kemi zbukuruar shtëpitë, rrugët me drita, por ato ndriçojnë jashtë.

Në vigjilje të Krishtlindjes, në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër kremtohet Mesha e Shenjtë, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik për besimtarët katolikë. Mesha solemne celebrohet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, në praninë e klerikëve, besimtarëve dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë ceremoni fetare me domethënie të veçantë shpirtërore. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult, gjatë predikimit u shpreh se ne i kemi zbukuruar shtëpitë, rrugët me drita, por ato ndriçojnë jashtë. Duhet të ndezim dritën brenda nesh dhe ajo dritë vjen përmes Krishtit të lindur. Krishtlindja përfaqëson lindjen e Jezu Krishtit dhe përcjell mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese, ndërsa kremtimi në Katedralen “Shën Shtjefni”, një nga objektet më të rëndësishme të kultit në veri të vendit, mbetet një traditë e rëndësishme për komunitetin katolik të Shkodrës dhe më gjerë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Krishtlindja të enjten/ Këshilli i Ministrave vendos edhe të premten ditë pushimi për administratën Krishtlindjet, fluks në Kapshticë/ Shqiptarët kthehen nga Greqia për festat e fundvitit Peru, personazhet e Krishtlindjeve vizitojnë fëmijët e shtruar në spital

Lini një Përgjigje