Reperi Fero ka ndezur sërish debatet me projektin e tij më të ri muzikor. Pas një periudhe të gjatë larg skenës dhe një përkushtimi të thellë ndaj fesë, ai ka vendosur të rikthehet me një këngë të re, e cila duket se ka një mesazh të drejtpërdrejtë dhe polemik.
Në një video të publikuar në Instastory, Fero ndan një fragment të këngës së tij, ku flet për mungesën e vajzës që nuk e ka parë prej muajsh. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen janë vargjet ku ai i drejtohet ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, me tone të ashpra dhe fjalë të forta.
Në mënyrë të papritur, Fero përmend edhe Blinera Osmanin, avokaten e Arbenitës dhe njëherazi motrën e Presidentes së Kosovës, duke e përfshirë në kontekstin e përplasjes ligjore për kujdestarinë e vajzës.
“Se kom pa cikën qe 8 muaj, ku* po bon skena, i qoj të fala motrës t’Presidentes…”,** dëgjohet të thotë ai në këngën e re, e cila ende nuk është publikuar plotësisht.