Vetura godet për vdekje një 40 vjeçare në Gjonaj të Prizrenit

Vetura godet për vdekje një 40 vjeçare në Gjonaj të Prizrenit Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se një grua 40 vjeç ka vdekur pasi e ka goditur një veturë në fshatin Gjonaj.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në ora 12:50.

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit.

Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën.” I dyshuari është dorëzuar në polici.

“I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.” Socialistët thonë “Stop”, marrëveshja BE–SHBA në rrezik Vetura godet për vdekje një 40 vjeçare në Gjonaj të Prizrenit Specialja synon mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së para se të shkojnë në pushim dimëror Popullsia në rritje e luanëve në Indi që duhet të ishte lajm i mirë, bëhet problem vdekjeprurës Ministrat e Jashtëm e emisarët për rajonin në Bled, Gërvalla bisedon me Sorensen e Trocaz Një ilaç i zakonshëm kundër sulmit në zemër s’funksionon dhe mund ta rrisë rrezikun e vdekjes për disa gra, thotë studimi

Lini një Përgjigje