Vetëvrasje politike të jesh kundër integrimit”, Romina Kuko: Vota e përbashkët i shërben…

Vetëvrasje politike të jesh kundër integrimit”, Romina Kuko: Vota e përbashkët i shërben…

Pikat kryesore

  • Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
  • Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Romina Kuko, tha në Real Story se në kontekstin aktual është “vetëvrasje politike” të jesh kundër integrimit.
  • Ajo theksoi se vendi ndodhet përpara një avancimi të rëndësishëm dhe se mungesa e kompromisit politik do të përbënte një “autogol të madh”.

Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Romina Kuko, tha në Real Story se në kontekstin aktual është “vetëvrasje politike” të jesh kundër integrimit. Ajo theksoi se vendi ndodhet përpara një avancimi të rëndësishëm dhe se mungesa e kompromisit politik do të përbënte një “autogol të madh”. Sipas saj, vota e përbashkët i shërben Shqipërisë dhe vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm dhe oportun për vendimmarrje. “Nuk ishte e lehtë të arrinim në një konkluzion, por sapo vendosëm linjat kryesore të diskutimit. Në momentin ku ndodhemi, është vetëvrasje politike të jesh kundër integrimit, pas mbylljes së IBAR hapim libër të ri, 101 pikat. Po flasim për një avancim të madh, të dalësh kundër dhe të mos kesh kompromis politik do bënte autogol të madh. Duhet të jesh shurdh politik për të mos kuptuar imperativin e kohës. Kjo votë e përbashkët i shërben Shqipërisë. Jemi në një moment oportun.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca”, Romina Kuko: Të jetë ‘e pranishme me votë’! Rezoluta për integrimin, mungon Berisha/ Frrok Çupi: Është njeri i betuar kundër Perëndimit Aksident me vdekje në Tiranë/ Humb jetën babai i ministres Pirdeni, arrestohet një 31-vjeçar

Lini një Përgjigje