Pikat kryesore
- Kjo është thirrja e dytë e veteranëve të luftës për protestuesit në Tiranë.
- “OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake”, tha Hysni Guçati.
- Ata thonë se UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit shqiptarë dhe duhet trajtuar me respekt dhe jo për përfitime politike.
Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike. Kjo është thirrja e dytë e veteranëve të luftës për protestuesit në Tiranë. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë.” Kreu i veteranëve të luftës, Hysni Guçati madje akuzon se disa prej individëve pjesëmarrës se kanë tentuar me vite të zbehin dhe devijojnë vlerat e luftës çlirimtare. “OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake”, tha Hysni Guçati. Veteranët e luftës u bëjnë thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve. Ata thonë se UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit shqiptarë dhe duhet trajtuar me respekt dhe jo për përfitime politike. Qëndrimi i organizatës së veteranëve të luftës është i përsëritur. Veteranët e luftës sqarojnë se organizata e tyre e ka një përfaqësi në Tiranë dhe se askush nuk ka lëshuar ndonjë autorizim për ti përfaqësuar në protestën që po mbahet në Tiranë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Veteranët e UÇK: Simbolet tona, larg protestës/ Gucati: UÇK nuk është instrument i asnjë agjende politike e personale Specialja bojkoton takimin në Hagë për raportin britanik “Mos përdorni simbolet e UÇK në protestë”/ Veteranët e luftës: Nuk kemi dhënë asnjë autorizim