Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër drejtuesit socialistë në selinë rozë.
Sipas informacionit të bërë të ditur, në qendër të kësaj mbledhjeje do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, si edhe mënyra e organizimit në bazë.
Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi Rama mbajti një mbledhje të përbashkët me kabinetin qeveritar dhe grupin socialist.