Pikat kryesore
- Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat, të cilët kishin vajtur për turizëm në Kalanë e qytetit, ndërsa gjithçka u kthye në tragjedi.
- Keli Hoxha , kanë deklaruar në polici se konflikti nisi vetëm sepse viktima kishte prekur kalin me dorë.
- Ata theksojnë se familjari i tyre nuk e ka sharë apo ofenduar autorin, por është goditur papritur, pasi i kishte thënë vetëm: “ S’ka asgjë të keqe ”.
Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat, të cilët kishin vajtur për turizëm në Kalanë e qytetit, ndërsa gjithçka u kthye në tragjedi. Keli Hoxha , kanë deklaruar në polici se konflikti nisi vetëm sepse viktima kishte prekur kalin me dorë. Ata theksojnë se familjari i tyre nuk e ka sharë apo ofenduar autorin, por është goditur papritur, pasi i kishte thënë vetëm: “ S’ka asgjë të keqe ”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku pas një debati për motive të dobëta, 63-vjeçari Kristo Mema ( i njohur edhe si Kontandin Hoxha) ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori u lokalizua dhe u arrestua në lagjen Kala, pranë Tabjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.