Vendi dhe koha! kur martohen Bora dhe Donaldi Flitet shumë shkruhet prej kohësh

Vendi dhe koha! kur martohen Bora dhe Donaldi Flitet shumë shkruhet prej kohësh

Pikat kryesore

  • Flitet shumë, shkruhet prej kohësh në çdo portal, por me sa duket më në fund po ndodh ajo që publiku po pritste.
  • Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
  • Burimet për “Prive” pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz.

Flitet shumë, shkruhet prej kohësh në çdo portal, por me sa duket më në fund po ndodh ajo që publiku po pritste. Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Burimet për “Prive” pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz. Ndonëse Bora shpesh ka tentuar t’i zbehë zërat duke i quajtur thashetheme verore, Donaldi i ka dhënë vulën këtij lajmi gjatë një interviste mjaft të sinqertë përballë vëllait të tij, Romeos. Në emisionin “Më lër të flas”, ai pranoi hapur se planet për dasmën dhe zgjerimin e familjes kanë nisur zyrtarisht për këtë verë. Donaldi zbuloi se janë në fazë diskutimesh të detajeve, duke qeshur edhe me faktin se si po i ndajnë mendimet e kundërta për numrin e të ftuarve. Ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, duke mbledhur miqtë më të mirë të çiftit.

Lini një Përgjigje