Pikat kryesore
- Vanesa ishte e ftuar mbremjen e kaluar në “Uëtëfë Show”, ku ka folur për raportin e krijuar brenda “Ferma VIP” me Indrin.
- Ajo u shpreh se, pavarësisht mënyrës si ndodhi gjithçka, e respekton vendimin e tij, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që e çuan drejt këtij hapi.
- Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull (për mua).
Vanesa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Uëtëfë Show”, ku foli hapur për raportin që krijoi me Indrin brenda “Ferma VIP” dhe për mënyrën se si përfundoi kjo histori.
Ajo u shpreh se e respekton vendimin e marrë nga Indri, edhe pse nuk i ka ende të qarta arsyet që e shtynë drejt këtij hapi.
“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull për mua. Indrin unë e besoj që ka pasur pëlqim, siç e kam thënë edhe brenda. Besoj se ka pasur edhe probleme që nuk mundem as unë, as askush tjetër t’i kuptojë pa e ditur historinë e tij. Por unë jam një njeri që jepem 100%”, tha ajo.
Vanesa pranoi gjithashtu se ishte përfshirë emocionalisht në këtë raport dhe nuk ka asnjë problem ta pranojë publikisht.
“Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë”, u shpreh ajo.
Duke folur për letrën e famshme të Indrit, Vanesa tregoi se përmbajtja e saj nuk i erdhi si surprizë, pasi kishte marrë informacion paraprak.
“Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Ishin gjëra të thëna në atë letër që nuk e di sa prej tyre ishin me vend”, tha ajo.
Më tej, Vanesa sqaroi edhe rrethanat që e çuan të mos ishte e pranishme në studio, duke treguar se fillimisht ishte ftuar për një përballje me dy vajza dhe jo për situatën me Indrin.
“Jam thirrur ditën e enjte për të qenë pjesë e programit të premten, por jo për Indrin. Më ishte propozuar një ballafaqim me dy vajza, por unë e refuzova. Më vonë u informova për ekzistencën e letrës. Ditën e premte vendosa të mos shkoja sepse nuk e ndieja si diçka që duhej ta bëja”, tregoi ajo.
Sipas Vanesës, mënyra se si po organizohej e gjithë situata e bëri të ndihej e pasigurt dhe e vendosur për të mos u bërë pjesë e saj.
“Fillimisht mu tha t’i bëja një surprizë Indrit, të kisha një ballafaqim me vajzat dhe më pas një surprizë për të. Unë e kam ndier si një gjë jo të sinqertë. Nuk doja të gjendesha në një situatë që dukej si kurth dhe të isha e papërgatitur”, tha ajo.
Në fund të intervistës, Vanesa la të kuptohej se pas daljes nga formati këndvështrimi i saj mbi ngjarjet ka ndryshuar ndjeshëm dhe se sot i sheh gjërat ndryshe nga sa i përjetoi brenda fermës.