Vdes futbollisti gjerman/ Sebastian Hertner u rrëzua nga 70 metra lartësi në Mal të Zi

Vdes futbollisti gjerman/ Sebastian Hertner u rrëzua nga 70 metra lartësi në Mal të Zi

Pikat kryesore

  • Mosha 34-vjeçare mund të jetë disi e shtyrë për futbollin, por aspak për jetën e një njeriu, veçse ndodh ndonjë fatkeqësi që e ndërpret në mes.
  • Kjo tragjedi I ngjau futbollistit gjerman, Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në një aksident në një teleferik në Mal të Zi.
  • Hertner, i cili këtë sezon luante në kategorinë e pestë gjermane për ekipin ETSV Hamburg, ndodhej si turist në veri të Malit të Zi, në Parkun e famshëm Natyror të Durmitorit.

Ishte vërtet tepër I ri. Mosha 34-vjeçare mund të jetë disi e shtyrë për futbollin, por aspak për jetën e një njeriu, veçse ndodh ndonjë fatkeqësi që e ndërpret në mes. Kjo tragjedi I ngjau futbollistit gjerman, Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në një aksident në një teleferik në Mal të Zi. Hertner, i cili këtë sezon luante në kategorinë e pestë gjermane për ekipin ETSV Hamburg, ndodhej si turist në veri të Malit të Zi, në Parkun e famshëm Natyror të Durmitorit. Siç njofton e përditshmja malazeze “Vijesti”, ai humbi jetën sepse kabina e teleferikut pranë stacionit “Savin Kuk 2” ku ndodhej ai u përplas për shkak të një defekti me një kabinë tjetër që ishte bosh, dhe u këput e u rrëzua nga 70 metra lartësi. Gruaja e tij u plagos rëndë. Klubi amator I Hamburgut nxori e zisë për vdekjen e kapitenit të ekipit. Sebastian Hertner luajti 5 ndeshje për Gjermaninë U19, ishte disa herë në Bundesligën e dytë gjermane me Darmshtatin, TSV 1860 Mynihun dhe ekipin tjetër, Ercgebirge Aue. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje