Unë jam prind, jam gjysh, ata ishin engjëj!” Agron Llakaj: Me heshtjen tonë, më duket…

Unë jam prind, jam gjysh, ata ishin engjëj!” Agron Llakaj: Me heshtjen tonë, më duket…

Pikat kryesore

  • Klesi Nikollit dhe Enea Muçaj, kanë thyer zemrat e një Shqipërie të tërë, Agron Llakaj i ftuar në “Top Story” foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës.
  • Ai bëri një panoramë të realitetit sot në shoqërinë tonë, duke e quajtur “karambol shpirtëror”.
  • Do të thosha se ndoshta mund të vija në studion tënde edhe të qeshnim, por kjo është një klithmë për gjithë shoqërinë.

Klesi Nikollit dhe Enea Muçaj, kanë thyer zemrat e një Shqipërie të tërë, Agron Llakaj i ftuar në “Top Story” foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës. Ai bëri një panoramë të realitetit sot në shoqërinë tonë, duke e quajtur “karambol shpirtëror”. “Për mua është një karambol shpirtëror. Do të thosha se ndoshta mund të vija në studion tënde edhe të qeshnim, por kjo është një klithmë për gjithë shoqërinë. Së pari dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për familjarët. Nuk kam fjalë, përveçse të them: “Zoti i forcoftë.” Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh mirë se çfarë është dhimbja. Ai tha se se ne jemi një shoqëri që harrojmë shumë shpejt, ne shohim çdo ditë të fortë që ecin me sa shpejtësi të duan. Për të ky nuk është një problem shteëtëror, po i thelbit të shoqërisë. “E di shumë mirë që ne si shoqëri harrojmë shpejt. Kjo ishte një tragjedi, por nuk mendoj se është një këmbanë që do të mobilizojë gjithë shoqërinë. Nuk është thjesht një problem shtetëror, por problem i thelbit të shoqërisë. Jemi një shoqëri e shpërbërë, e paedukuar, një shoqëri rrugaçe. Ky rast, për fat të keq, ishte i pritshëm, sepse i shohim çdo ditë nëpër rrugët e Shqipërisë. Sot nuk duket sikur Shqipëria drejtohet nga një shtet, por nga të fortët, cubat, ata që ecin si të duan, me sa shpejtësi të duan. Tirana nuk lejon mbi 40 km/h, sepse në çdo rast mund të dalë dikush papritur dhe ti ke mundësi të frenosh. Por ne thjesht bëjmë monolog me veten, presim viktimën e radhës dhe heshtim. Kështu kemi reaguar edhe kur është dhunuar një grua, kur është humbur jeta e një gruaje, kur ka ndodhur një aksident. Problemi është më i thellë sesa thjesht ta përmendim.”-shtoi ai. Për aktorin të gjithë jemi fajtorë, këmi përgjegjësi për heshtjen tonë. Ai përmend edhe nipërit dhe mbesat e tij që mezi i pret ta përshëndesin çdo mengjes. Kjo dhimbje është e papërballueshme, “Klithma ime është e jashtëzakonshme. Ndeshemi çdo ditë me mungesën e qytetarisë, mungesën e edukatës, mungesën e dashurisë së njeriut për njeriun. Me heshtjen tonë, më duket sikur jemi bashkautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh, dhe mezi pres mëngjesin që nipërit e mbesat të më thonë: “Gjysh, ditë të mbarë, të duam shumë.” Si mund të mos mendoj për ata dy fëmijë, ata engjëj? Dhimbja ka peshën e vet në çdo rast, por këtu është e papërballueshme. Mendoj se jemi një shoqëri Facebooku, një shoqëri TikToku, ku shkollat nuk po japin modele të shëndetshme. Po rrisim një brez që më duket i rrezikshëm. Shikoj adoleshentët dhe pyes: “A kanë familje? A kanë prindër? A u kërkon dikush llogari?” Sepse ata shohin modele ku i forti sundon, i forti paguan dhe del nga burgu. Po, është krim. Është vrasje. Por edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë, edhe burgim i përjetshëm, nuk e shlyen dot këtë dhimbje.” tha Agron Llakaj për Top Story.

Lini një Përgjigje