Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të…

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të…

Pikat kryesore

  • Një akt me pasoja të rrezikshme, e ka cilësuar ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vendimin e gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia.
  • Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se ky vendim cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por kërcënon edhe rendin ligjor dhe vetë shtetin.
  • Megjithëse nuk është njohur me arsyetimin e plotë të trupës gjyqësore, ministri thekson se masa e dhënë është tejet e butë në raport me krimin e kryer dhe thellësisht shqetësuese.

Një akt me pasoja të rrezikshme, e ka cilësuar ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vendimin e gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia. Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se ky vendim cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por kërcënon edhe rendin ligjor dhe vetë shtetin. Megjithëse nuk është njohur me arsyetimin e plotë të trupës gjyqësore, ministri thekson se masa e dhënë është tejet e butë në raport me krimin e kryer dhe thellësisht shqetësuese. “Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë. #LavdiDëshmorëvetëPolicisë”, shkruan Lamallari.

Lini një Përgjigje