Pikat kryesore
- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
- Flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit.
- Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në vendngjarje kanë ndërhyrë disa mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Vau-Dejës dhe Lezha, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth. Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit objekti ka qenë i mbyllur. Shkaqet e rënies së zjarrit sipas policisë vendore të Shkodrës janë për shkak të një shkëndije elektrike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sherri me thikë në Shkodër, policia jep detaje: Dy të arrestuar, procedohen dhe pesë të mitur. 17-vjeçarit iu gjet kanabis VIDEO/ Përplasja mes gjimnazistëve në Shkodër, publikohen pamjet e sherrit VIDEO/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, tre të plagosur