Pikat kryesore
- Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
- Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga “Vëllai i Madh”, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj.
- Në pamjet e publikuara nga produksioni, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi.
Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4. Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga “Vëllai i Madh”, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj. Në pamjet e publikuara nga produksioni, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi. Asaj i është tërhequr vërejtja e fundit sonte, në Prime-n e tretë, që të mos e bëjë më këtë veprim. Më në fund u sqarua e vërteta sepse kishte dyshime të mëdha pasi futi një qese të bardhë në xhep. Krahas kësaj, Dole u zgjodh si banorja që do të shkojë në “Grande Fratello” të Italisë për një javë. Se si do të jetë kjo eksperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vazhdim.