U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës

U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës

Pikat kryesore

  • Një rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Durrësit, ku në pranga ka rënë një person.
  • Sipas policisë, pas informacioneve të marra, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.
  • Gjatë kontrollit të një automjeti, u gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike kanabis, në total 1045 fara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën.

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Durrësit, ku në pranga ka rënë një person. Sipas policisë, pas informacioneve të marra, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”. Gjatë kontrollit të një automjeti, u gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike kanabis, në total 1045 fara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën. Në pranga përfundoi 55-vjeçari A. Sh., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje