U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta…

U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta…

Pikat kryesore

  • Në GJKKO, këtë të martë, është mbajtur seanca e radhës për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.
  • Në këtë seancë u paraqit për të disatën herë edhe babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj.
  • Pas daljes nga SPAK, Mustafa Martinaj nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me zhdukjen e të birit.

Në GJKKO, këtë të martë, është mbajtur seanca e radhës për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Në këtë seancë u paraqit për të disatën herë edhe babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj. Pas daljes nga SPAK, Mustafa Martinaj nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me zhdukjen e të birit. Ai tha se u ka dhënë autoriteteve koordinatat e sakta të vendit ku është zhdukur i biri, si dhe emra konkretë. Më tej, ai akuzoi se askush nuk është interesuar për zbardhjen e ngjarjes. “ U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë ”, tha ai në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Lini një Përgjigje