Trump vendos kushte për NATO-n për të ndaluar luftën në Ukrainë

Trump vendos kushte për NATO-n për të ndaluar luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpalosur kushtet e tij për NATO-n në lidhje me përfundimin e konfliktit në Ukrainë. Në një postim në rrjetin social Truth, ai shprehu gatishmërinë për të vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë, nëse të gjitha vendet anëtare të NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe fillojnë të zbatojnë një politikë të përbashkët.

“Jam i gatshëm të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjithë vendet e NATO-s të bien dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse. Angazhimi i NATO-s për të fituar është larg idealit, dhe blerja e naftës ruse nga disa vende është shqetësuese. Kjo e dobëson fuqinë negociuese ndaj Moskës,” deklaroi Trump.

Ai gjithashtu kërkoi që NATO të vendosë tarifa nga 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të hiqen vetëm pas përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. “Këto masa do të ndihmojnë në përfundimin e kësaj lufte shkatërruese. Kina ka një ndikim të madh mbi Rusinë dhe këto tarifa do ta dobësojnë atë,” theksoi Trump në letrën e tij drejtuar vendeve të NATO-s. Ai përfundoi duke kërcënuar se nëse vendet anëtare nuk pranojnë propozimet e tij, po harxhojnë “kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara.”

Mendim personal

Marrëdhëniet ndërkombëtare kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të koordinuar për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajone të tensionuara

Lini një Përgjigje