Pikat kryesore
- Kështu u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa foli në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Sky News .
- “Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë…
- Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën.
“Nuk është e lehtë, por mendoj se do t’ia dalim”. Kështu u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa foli në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Sky News . “Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë… Mendoj se po bëjmë përparim.”, shtoi ai. Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën. Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim. Ne jemi kudo! Shkrihet “ministria” Musk/ Departamenti i eficencës DOGE nuk ekziston më Berisha “afrohet” me Soros? Merr pjesë në një event të braktisur nga Trump dhe mbështetur nga NDI BE kundër planit “Trump”/ Kërkojnë ndryshim: Të forcohen pozitat e Ukrainës