Pikat kryesore
- Administrata Trump ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për imigracion nga shtetas të 19 vendeve jo-evropiane, duke përfshirë kërkesat për kartën e gjelbër dhe shtetësinë amerikane.
- Sipas memorandumit zyrtar, masa është marrë për shkak të shqetësimeve të rritura për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike.
- Në listë përfshihen Afganistanin, Burmën, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemeni.
Administrata Trump ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për imigracion nga shtetas të 19 vendeve jo-evropiane, duke përfshirë kërkesat për kartën e gjelbër dhe shtetësinë amerikane. Sipas memorandumit zyrtar, masa është marrë për shkak të shqetësimeve të rritura për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Vendet e përfshira në këtë pezullim janë të njëjtat që në qershor iu nënshtruan kufizimeve të pjesshme ose të plota të udhëtimit, ndërsa vendimi i ri shton barriera të tjera për imigracionin, një prioritet i deklaruar i presidentit Donald Trump. Në listë përfshihen Afganistanin, Burmën, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemeni. Memorandumi përmend sulmin e javës së kaluar në Uashington ndaj pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, ku një shtetas afgan u arrestua si i dyshuar, si një nga arsyet që e shtyu administratën të rrisë kontrollet. Nga ngjarja, një efektiv humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.