Pikat kryesore
- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainë mbetet e paqartë pas një sërë takimesh që të dërguarit e tij zhvilluan me presidentin Putin në Moskë.
- “Witkoff dhe Kushner më informuan në telefon rreth bisedimeve dhe më thanë se përshtypja e tyre nga Putini ishte se ai do të donte të arrinte një marrëveshje.
- Nuk mund t’ju them se çfarë doli nga ai takim, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainë mbetet e paqartë pas një sërë takimesh që të dërguarit e tij zhvilluan me presidentin Putin në Moskë. “Witkoff dhe Kushner më informuan në telefon rreth bisedimeve dhe më thanë se përshtypja e tyre nga Putini ishte se ai do të donte të arrinte një marrëveshje. Nuk mund t’ju them se çfarë doli nga ai takim, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango. Megjithatë kemi diçka të përpunuar mirë me Ukrainën”, tha Trump. Pas takimeve me palën amerikane, Kremlini tha të mërkurën se Putini pranoi disa propozime të SHBA-së që synonin t’i jepnin fund luftës dhe ishte i përgatitur të vazhdonte punën për të gjetur një kompromis pa dhënë detaje të hollësishme. Ndërkohë këtë të enjte, Witkoff dhe Kushner janë kther në Uashington ku do të takohem me negociatorët ukrainas. Një nga çështjet kyçe që duket se po i mban vendet larg arritjes së marrëveshjes është shkëmbimi i territorit. Negociatat janë intensifikuar në një moment të vështirë për Kievin, i cili ka humbur terren ndaj Rusisë në frontin e tij lindor, ndërsa përballet me skandalin më të madh të korrupsionit të luftës. Blloku Europian i cili është lënë jashtë bisedimeve po ndjek me vëmendje zhvillimet, i shqetësuar se propozimi amerikan favorizon Rusinë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Nëse Evropa do luftë, atë do të ketë”/ Britania i përgjigjet deklaratave të Putin: Ndalo kërcënimet dhe bisedo për paqe Zelensky: Ukraina përgatitet për takime me të dërguarit e Trump në SHBA Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta