Nga hulumtimi i gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, del në pah se mësuesi i anglishtes është njohur në vitet 90’ me pseudopastoren që pretendon se shëron shqiptarët në emër të Jezus Krishtit.
Por së bashku janë ritakuar në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka nisur rrugëtimi fetar, që fokusi i indoktrinimit në dukje ka qenë edhe fëmijët.
Por postimet e profesorit në platformat sociale tregojnë se Zoti që beson Dritan Zaimi është Yahushua një rrymë mes krishtërimit dhe judaizmit, që e quajnë në formë hebraike Jezusin.