Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij vjedh qytetarët”, Berisha: Si “hanë” livadhet dhe…

Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij vjedh qytetarët”, Berisha: Si “hanë” livadhet dhe…

Pikat kryesore

  • Në një deklaratë për shtyp, ajo u shpreh se kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet.
  • Ato sipas Berishës i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 për qind, por “taksën” e vërtetë ia paguajnë sipas tij Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
  • Pjesë nga fjala e Berishës: Vendimi u mor, zona u dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium.

“Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij vjedh qytetarët”, Berisha: Si “hanë” livadhet dhe arat me bar qindra mln euro nga taksat e shqiptarëve në vit Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se parku teknologjik në Xhafzotaj në fakt është një justifikim për të vjedhur qindra milionë nga taksat e shqiptarëve në vit. Në një deklaratë për shtyp, ajo u shpreh se kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet. Ato sipas Berishës i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 për qind, por “taksën” e vërtetë ia paguajnë sipas tij Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Pjesë nga fjala e Berishës: Vendimi u mor, zona u dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium. Që të gjitha këto kompani, pothuaj të gjitha pa përjashtim, me ndonjë përjashtim të vogël, anëtare të këshillit të krijuar me ndërmarrje IT nga kryemafiozi i IT-së shqiptare, Ermal Beqiri alias Armand Frangu. Ose Armand Frangu alias Ermal Beqiri. Jo se Beqiri nuk është real, se ai është një delinkuent që në fund të vitit 2013 vodhi 20 milionë deklarata tatimore të shqiptarëve në sistemin e IT, me ndihmën e kriminelit të damkosur, Spartak Braho dhe urdhrin e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, por tashmë pas prishjes së pazareve në kopshtin privat të Edi Ramës, midis Armand Frangut dhe Gerond Meçes, pas neutralizimit të tij dhe eliminimit të tij me pengmarrje, etj, etj, fuqishëm në kopshtin privat të Edi Ramës si fitues absolut i tenderave në emër të Armand Frangut, hyn Ermal Beqiri. Tani, Ermal Beqiri me këshillin e krijuar, kërkon të disiplinojë të gjitha kompanitë e sektorit dhe i regjistron ato anëtare të këshillit me kuota 1 mijë, 5 mijë, etj, etj. Çfarë është Troplana? Se dihet që çdo centimetër territor në Xhafzotaj është në kontrollin e pamëshirë të Troplinëve. Troplana është një zonë virtuale e lirë. Kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, nuk kanë asnjë lidhje, asnjë aktivitet në Xhafzotaj, asnjë punësim. Por ato kanë dy avantazhe, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet. Ato i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 përqind. Taksat e vërteta ato ia paguajnë Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Pra në këto livadhe dhe ara të Xhafzotajt, që në pamje të parë sheh njeriu vetëm bar, këtu vidhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro në vit. Natyrisht këto janë vetëm taksa, por qindra milionë të tjerë vriten duke vrarë konkurrencën dhe duke u garantuar këtyre kompanive të regjistruara në Troplana, tendera të AKSHI-t dhe të gjithave institucioneve të tjera shtetërore. loading…

Lini një Përgjigje