Tronditet Shqipëria: Tri vrasje sot në Durrës, Tiranë dhe Berat

Tronditet Shqipëria: Tri vrasje sot në Durrës, Tiranë dhe Berat

Pikat kryesore

  • Shqipëria është tronditur sot nga tri vrasjet e ndodhura brenda pak orësh në Durrës, Tiranë dhe Berat.
  • Krimet janë kryer me thikë dhe, sipas të dhënave të policisë, kanë ndodhur pas konflikteve për motive të dobëta.
  • Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Marian Kodheli, vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur.

Shqipëria është tronditur sot nga tri vrasjet e ndodhura brenda pak orësh në Durrës, Tiranë dhe Berat. Krimet janë kryer me thikë dhe, sipas të dhënave të policisë, kanë ndodhur pas konflikteve për motive të dobëta. Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Marian Kodheli, vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë nga policia. Në Tiranë, një 42-vjeçar, Filip Shehi, goditi për vdekje me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillari, 34 vjeç, gjatë një sherri në një lokal pranë Komunës së Parisit. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Shehi është vënë në pranga dhe ka deklaruar se e goditi viktimën pasi “e bullizonte”. Ndërsa në Berat, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një 63-vjeçar, Kristo Mema, pas një konflikti të çastit, vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili ndodhej në qytet për të vizituar kalanë. Sipas raportimeve në mediat shqiptare, sherri ka nisur për një kalë me të cilin autori ofronte shëtitje për turistët. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 18:34 Bugaqku: Osmani nuk duhet ta mandatojë sërish Kurtin për kryeministër 10/28/2025 18:32 Rama: Në fillim isha i hapur për bashkëpunim, pastaj pashë bllokadat e qëllimshme të VV-së 10/28/2025 18:25 Tronditet Shqipëria: Tri vrasje sot në Durrës, Tiranë dhe Berat

Lini një Përgjigje