Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren…

Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren…

Pikat kryesore

  • Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren e Vetëvendosjes!
  • Na priftë e mbara Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.
  • Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ska falenderuar qytetarët për përkushtimin dhe punën e bërë që ndikoi në fitoren e Vetëvendosjes.

Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren e Vetëvendosjes! Na priftë e mbara Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ska falenderuar qytetarët për përkushtimin dhe punën e bërë që ndikoi në fitoren e Vetëvendosjes. “Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike. Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, shkruan Kurti. Mirëdita të dashur qytetarë, Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj. Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike. Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara! loading…

Lini një Përgjigje