Tregimi i javës/ Edna O’Brien: Goja e shpellës

GOJA E SHPELLËS Nga Edna O’Brien Kishte dy udhë që çonin në fshat.

Unë e zgjodha atë më të thyerën që dilte më afër shpinë së bjeshkës se sa detit.

Ishte një distancë e pluhurtë pa anë të kufizara mirë e një rruge të mbuluar me gurë.

Gurët që kanë rënë nga shkrepi marrin një nuancë kërcënuese të së kuqes kur çahen në gjysmë.

Në sipërfaqen e shkëmbit duket të jenë të hirtë.

Aty-këtu në fytyrën e tij të hirtë dhe të kuqe ka ca grumbuj pemësh.

Të përcëlluara në verë, të shkundura nga erërat në dimër, sidoqoftë ato mbijetojnë ashtu pa u zgjeruar as pa u zvogëluar.

Në një grumbull të tillë blertësie, tamam përposh shkrepit, pashë një vajzë q[ po qëndronte në këmbë.

Nisi të shtrçngonte nagdalë lidhëset e çorapeve.

Nuk mbahej mirë në këmbë, ngase kur po tërhiqte kilotat e humbi baraspeshën më shumë se njëherë.

Futi fundin e saj nga koka dhe në fund trikon që dukej se kishte një mori pullash.

Një vajzë e re në një triko ngjyrë gështenje dhe me një fund të zi.

Papritur dhe pa i lënë ta kuptonte u ktheva për në shtëpi, ashtu që t’i lija përshtypjen se thjesht kisha qenë duke bërë një shëtitje.

Qesharakësia e kësaj gjëje më goditi posa u ktheva përsëri dhe shkova drejt skenës së sekretit të saj.

Po dridhesha, por udhëtimet e tilla duhet të përmbushen.

Çfarë shoku të kuptosh se aty nuk ishte në pritë asgjë, asnjë njeri, asnjë kafshë.

Pesha e trupit të saj i kishte bërë shkurret të mos ngriheshin lart.

Shkova me mendjen se mund të kisht eqëndruar aty e shtrirë për bukur një kohë.

Nuk mund ta shihja fytyrën e saj, kishte ulur kokën.

U ktheva dhe këtë hera ngarenda rrugës private që çonte te shtëpia ime e marrë me qira.

Pse po vrapoj, pse po dridhem, pse po tutem?

Ngase ajo është një grua dhe e tillë jam edhe unë.

Kur mbërrita në oborr i kërkova shërbëtores që po bënte kokrrën e qejfit të zgjidhte qenin.

Pema në lulëzim dukej bukur dramatike, petalet e saj bollekshëm të trëndafilta, aroma e saj ngulfatshëm e ëmbël.

Megjithatë e kisha lëvizur tavolinën që të ishte sa më afër asaj peme dhe e kishim përforcuar duke i vënë kartonë të pakove të cigareve përfund dy këmbëve.

I thashë shërbëtores të rregullonte një vend për dy veta.

Po ashtu vendosa se çka duhej të hanim, sado që normalisht nuk e bëj një gjë të tillë, me qëllim që t’u jap ditëve ca elemente befasie.

Kërkova që njëkohësisht të sillte verë në tavolinë dhe po ashtu edhe nga ato biskotat e mbuluara me sheqer që mund të zhyten në verë të bardhë dhe të thithen gjersa t’u shteret ëmbëlsia, pastaj prapë të zhyten dhe rithithen, pafundësisht.

Është e thjeshtë, pavarësisht se është e madhe.

Një shtëpi e bardhë me kanata dritaresh të bardha dhe një dritare gjysmërrethore prej guri mbi secilën prej tri hyrjeve në përdhese.

Muret dhe tavanet ishin të lyera me një të kaltër të butë, të kombinuar me detin dhe qiellin, kishin një efekt të çuditshëm halucinant thua se deti dhe qielli po lëviznin drejt derës.

Rreth poçave kishte guaska të trëndafilta që përgjatë viteve ishin ciflosur paksa, por kjo veç sa e bënte më të theksuar informalitetin e vendit.

Petalet do të binin nga pemët, ca sosh do të ngecnin në tavolinën e gurtë, që ta zbukuronin.

Fiqtë, ëndshmërisht të ftohtë, do të shërbeheshin në pjata të gjera.

Kështu do të dinim se cili prej tyre, pasi ta shtypnim, do të mund të dilte i kënaqshëm.

Ajo, duke qenë e këtij vendi, mund të ishte më eksperte se sa unë.

Njëra prej nesh do t’i kafshonte me tepër lakmi dhe kësodore do të shihnim se si farat, të qullëta, të shkapërderdhura, të lëngshme dhe të bukurado të na vërshonin mbi mjekër.

Në fillim do flisja unë, po pastaj do të tregohesha e mëdyshur që t’i lija rastin asaj të fliste.

U ndërrova me një veshje të portokalltë dhe e vura një gjerdan të gjatë të përbërë prej një larmie guaskash.

Qeni ishte ende i zgjidhur me qëllim që të më paralajmëronte.

Në lehjen e parë do ta merrja dhe do ta lidhja mbrapa shtëpisë ku nuk do të dëgjoheshin as kuitjet e tij.

U ula në një karrige tjetër që të përfitoja prej tij.

Bulkthët kishin nisur poteren e tyre të pandërprerë, gati mekanike, dhe hardhucat filluan të shfaqeshin nga mbrapa hartave.

Diçka nga lëvizjet e tyre të shkathëta, si tinëzare, ma kujtuan atë, por në atë moment gjithçka ma kujtonte atë.

Ra një heshtje e tillë sa dukej se sekondat po e mbanin shënim kalimin e vet.

Dëgjoheshin vetëm bulkthat dhe, në distancë, tringëllimat e zileve të deleve, më ëndërrimore se sa blegërima.

Në distancë, po ashtu, dritat e shtëpive, sinjalizonin besnikërisht.

Një palë shortse të varura në një varëse nisën të valëviteshin me puhinë e parë dhe sa fort e mirëprita këtë, duke e ditur se po e kumtonte natën.

Ajo po priste të errej, terrin mbështjellës, bashkëfajtoren e dashur të mëkateve.

Nuk mund ta shihja, por isha e vetëdijshme për praninë e saj në mënyrën se si jemi nganjëherë për pëshpëritësin përbri.

Mund të dëgjoja teksa ngrinte ose lëshonte një pjatë dhe e dija se po e bënte vetë e vetëm që të tërhiqte vëmendjen time.

Më duhej po ashtu të luftoja me erën e supës së thjerrëzave.

Era, sado e kënaqshme, dukej asgjë më shumë se sa një marifet për t’i përshpejtuar gjërat dhe kjo ishte e pamundshme.

Ngase, sipas hamendësimit tim, posa të filloja të haja, mundësia që ajo të më dilte para syve ishte e përjashtuar.

Në momente të caktuara nuk e mbaja në mend shkakun e trazimit tim, por pastaj duke e kujtuar atë në tesha të zeza dhe sytë e ulur, prapë drithërohesha nga kënaqësia e mikpritjes së saj.

Përreth limanit, shtyllat e shumta të dritave u ndezën, duke i përvijuar qytetet dhe fshatrat që kishin qenë të padukshme në dritën e diellit.

Më në fund erdhi ushqimi i qenit dhe ai e hëngri ashtu siç e ha rëndom, te këmbët e mia.

E pranoj se ato pak sekonda besimi im ishte i thellë dhe shpresa ime më e fortë se kurrë më parë.

Të nesërmen dola nëpër fshat, por e mora rrugën e detit.

Prej atëherë nuk e kam marrë udhën e shkrepit.

Shpesh kam dashur ta bëj këtë, posaçërisht pas punës kur e di se cili do të jetë itinerari im: do të mbledh letrat, do të pi një pernod në bar ku kolonelët në pension luajnë me letra, do të ulem dhe do të flas me ta kuturu.

Prej kohësh e kemi pranuar padobishmërinë tonë ndaj njëri-tjetrit.

Ishte një piktor australian, të cilin e kisha ftuar për darkë, duke ndarë mendjen se ishte joshës.

Ai u bë i ofenziv pas ca gotash dhe nisi të fliste për atë se sa keq ishin pararaqitur burrat e vendit të tij.

Isha më shumë e trishtuar se sa e pakënaqur dhe na u desh, tok me shërbëtoren, ta çonim në shtëpi.

Të dielave dhe ditëve të festave vajzat dalin në grup prej rreth njëzet vetave, me duart përreth njëra-tjetrës, trupat e humbur në rrobat e zeza të gjera.

Asnjëra prej tyre nuk më shikon, sado që tashmë jam e njohur këtu.

Prapëseprapë ajo kurrë nuk më jep asnjë shenjë se kush është.

Në momentet e mia më optimiste, ma ka ëndja të mendoj se ajo rri atje, duke pritur që të shkoj ta kërkoj.

Megjithatë, prore e gjej veten duke e marrë udhën e detit edhe pse krejt dëshpërimisht dëshiroj të shkoj udhës tjetër.

Lini një Përgjigje