Trajneri belg debutoi te Bërnli, komenti për Armando Brojën në fund: Përveç një kthese,…

Trajneri belg debutoi te Bërnli, komenti për Armando Brojën në fund: Përveç një kthese,…

Pikat kryesore

  • Armando Broja, u aktivizua titullar dje për Bërnlin, që luajti miqësoren e radhës në Amerikë.
  • Sfida me Kolumbus u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa ishte edhe debutimi i trajnerit Niki Hajern te Bërnli.
  • Broja luajti vetëm në pjesën e parë siç ndodhi me shumicën e formacionit titullar.

Armando Broja, u aktivizua titullar dje për Bërnlin, që luajti miqësoren e radhës në Amerikë. Sfida me Kolumbus u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa ishte edhe debutimi i trajnerit Niki Hajern te Bërnli. Broja luajti vetëm në pjesën e parë siç ndodhi me shumicën e formacionit titullar. Në pjesën e dytë ndërkohë u shënuan golat. “Burnley Express” që kujdeset për notat, por edhe një koment pas ndeshjeve, tregoi vlerësimet e tij edhe për miqësoren e djeshme. “Përveç një kthese të zgjuar pranë mesfushës, nuk më kujtohet ta ketë prekur shumë topin. Ose më saktë, thuajse fare” , shkruan portali pranë Bërnlit.

Lini një Përgjigje