Pikat kryesore
- Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
- Lajmin për GazetaBlic , e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
- Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Lajmin për GazetaBlic , e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha ai. Totaj tutje thotë se i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. “Ndërsa, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore”, përfundoi Totaj për GazetaBlic. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/07/2025 19:37 Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic 11/07/2025 19:34 Aksident tragjik në Bullgari, 6 emigrantë të vdekur 11/07/2025 19:31 Sveçla inspekton vendin ku u kidnapua shtetasi i Kosovës: Autorët do të dalin para përgjegjësisë