Tkurrja e popullsisë po godet ekonominë, ekspertët: Ndikon drejtpërdrejtë në tregun e…

Tkurrja e popullsisë po godet ekonominë, ekspertët: Ndikon drejtpërdrejtë në tregun e…

Pikat kryesore

  • Tkurrja e popullsisë po shndërrohet në një trend të qartë global, nga i cili nuk bën përjashtim as Shqipërisë.
  • Sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2050, shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, e ndikuar nga emigracioni dhe lindshmëria e ulët.
  • Kjo ka nisur të shoqërohet me efekte negative në ekonomi, sidomos në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë sektorë po raportojnë mungesë punonjësish.

Tkurrja e popullsisë po shndërrohet në një trend të qartë global, nga i cili nuk bën përjashtim as Shqipërisë. Sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2050, shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, e ndikuar nga emigracioni dhe lindshmëria e ulët. Kjo ka nisur të shoqërohet me efekte negative në ekonomi, sidomos në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë sektorë po raportojnë mungesë punonjësish. “Shqipëria po ndjek të njëjtin model si shumë vende europiane, ku lindshmëria e ulët dhe emigracioni po çojnë në një tkurrje të qëndrueshme të popullsisë. Ky është një proces strukturor që ndikon drejtpërdrejt në tregun e punës dhe potencialin e rritjes ekonomike”, tha eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa.. Kjo situatë po krijon një presion të dyfishtë ku nga njëra anë ka rritje kostosh për biznesin, dhe nga ana tjetër kufizim të prodhimit dhe investimeve. “Mungesa e fuqisë punëtore po detyron bizneset të rrisin pagat dhe në disa raste të kufizojnë aktivitetin, sidomos në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe industria përpunuese . Në afatgjatë, sfida është edhe më e madhe. Plakja e popullsisë rrit barrën mbi sistemin e pensioneve dhe shpenzimet publike, ndërsa ekonomia humbet potencialin për rritje të qëndrueshme”, tha Sefa. Ekspertët theksojnë se pa ndërhyrje konkrete që nisin me politikat për nxitjen e lindshmërisë, te tërheqja e fuqisë punëtore dhe investimet në teknologji, tkurrja e popullsisë rrezikon të kthehet në një pengesë strukturore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lini një Përgjigje