Pikat kryesore
- Pesë ndeshjet e javës së 34-t në Superiore, prodhuan surpriza të mëdha në rezultate, ku ekipet e mbijetesës fituan ndaj atyre pretendente.
- Tirana triumfoi minimalisht ndaj Teutës në transfertë, në duelin direkt për mbijetesë.
- Goli i Haxhiut në minutën e 77-të, nderoi bardheblurë e kryeqytetit, që mbajnë vendin e shtatë me 38 pikë, po aq sa Teuta e vendit të gjashtë, që është përfshirë në luftën e mbijetesës.
Pesë ndeshjet e javës së 34-t në Superiore, prodhuan surpriza të mëdha në rezultate, ku ekipet e mbijetesës fituan ndaj atyre pretendente. Tirana triumfoi minimalisht ndaj Teutës në transfertë, në duelin direkt për mbijetesë. Goli i Haxhiut në minutën e 77-të, nderoi bardheblurë e kryeqytetit, që mbajnë vendin e shtatë me 38 pikë, po aq sa Teuta e vendit të gjashtë, që është përfshirë në luftën e mbijetesës. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bylis ndaj Vllaznisë në transfertë. Ballshiotët mbajnë vendin e nëntë me 38 pik, ndërsa Vllaznia renditet e dyta me 60 pikë, pas Elbasanit kryesues.