Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar këtë të mërkure, 8 korrik, në Tiranë, ku një 16-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë xhaxhain e tij.
- Sipas burimeve për gazetarin e Klan News Besar Bajraktaraj konflikti ka nisur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare hashashi dhe i kishte treguar për këtë vëllait të tij, babait të 16-vjeçarit.
- Pas kësaj, i mituri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhain, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar këtë të mërkure, 8 korrik, në Tiranë, ku një 16-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë xhaxhain e tij. Sipas burimeve për gazetarin e Klan News Besar Bajraktaraj konflikti ka nisur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar cigare hashashi dhe i kishte treguar për këtë vëllait të tij, babait të 16-vjeçarit. Pas kësaj, i mituri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhain, duke i shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar 16-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.