Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga…

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga…

Pikat kryesore

  • Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çameria”.
  • Po ashtu, blutë e Tiranë kanë proceduar dhe një tjetër person përfitues nga kjo veprimtari.
  • Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çameria”. Po ashtu, blutë e Tiranë kanë proceduar dhe një tjetër person përfitues nga kjo veprimtari. Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë. “DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 4”. Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani. Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”. Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje