Policia e Shtetit ka zbatuar një plan të veçantë për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet nesër më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Autoritetet njoftojnë se do të ketë kontrolle të rrepta brenda stadiumit dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të qytetit, duke filluar nga ora 17:00. Po ashtu, do të përdoren pajisje anti-dronë për të garantuar sigurinë e ngjarjes. Në terren do të jenë të angazhuar qindra efektivë policie për të siguruar një zhvillim të qetë dhe të sigurt të aktivitetit.
Tirana paralizohet nga masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Letoni