Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë, më 2 dhjetor, në Vjenë, ku ka marrë pjesë në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës.
  • “Time to Decide Europe 2025” është një konferencë njëditore e organizuar nga ERSTE Foundation në bashkëpunim me Institute for Human Sciences (IWM Vienna), e cila trajton disa nga sfidat më të ngutshme të Europës.
  • Kjo konferencë vjen në një kohë kur konflikte ndër-shtetërore që dikur konsideroheshin pjesë e historisë po rishfaqen në Europë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut.

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë, më 2 dhjetor, në Vjenë, ku ka marrë pjesë në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës. Në një postim në rrjetet sociale ku ndan pamje nga zhvillimi i kësaj konference, kryeministri Rama shprehet se: “ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare.” Në këtë konferencë marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë. “Time to Decide Europe 2025” është një konferencë njëditore e organizuar nga ERSTE Foundation në bashkëpunim me Institute for Human Sciences (IWM Vienna), e cila trajton disa nga sfidat më të ngutshme të Europës. Kjo konferencë vjen në një kohë kur konflikte ndër-shtetërore që dikur konsideroheshin pjesë e historisë po rishfaqen në Europë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut. Bashkimi Europian, dikur një projekt paqeje, po detyrohet të gjejë një orientim të ri ushtarak për të frenuar agresionin rus pa qenë në gjendje të mbështetet në garancitë e sigurisë së SHBA-ve. Konferencan u zhvillua në gjuhën angleze, në tre panele diskutimi prej 90 minutash secili, me pjesëmarrjen e tetë ekspertëve dhe të moderuara nga politikanë të nivelit të lartë.

Lini një Përgjigje