Pikat kryesore
- Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP” solli eliminimin e papritur të Dj Gimbo, i cili humbi televotimin kokë më kokë përballë Brikenës.
- Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur një valë të madhe reagimesh ka qenë pikërisht sjellja e Brikenës dhe Mateos menjëherë pas përfundimit të “Prime-t”.
- Pasi shtëpia u qetësua nga emocionet e mbrëmjes, dyshja ka zgjedhur të dalë para kamerave për t’i dërguar një mesazh publik ish-banorit të sapoeliminuar.
Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP” solli eliminimin e papritur të Dj Gimbo, i cili humbi televotimin kokë më kokë përballë Brikenës. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur një valë të madhe reagimesh ka qenë pikërisht sjellja e Brikenës dhe Mateos menjëherë pas përfundimit të “Prime-t”. Pasi shtëpia u qetësua nga emocionet e mbrëmjes, dyshja ka zgjedhur të dalë para kamerave për t’i dërguar një mesazh publik ish-banorit të sapoeliminuar. Me një ton mjaft paqësor dhe duke u përpjekur të tregojnë sportivitet, ata i kanë shprehur vlerësimin e tyre Gimbos, duke e justifikuar gjithë përplasjen thjesht si një dinamikë loje. “ Gimbo nëse na sheh, shumë respekte për ty. Të vlerësoj shumë si çun, sinqeritetin, shoqërinë… respektin më të madh. Për hir të lojës dhe për hir të situatës u detyruam të viheshim në këtë vështirësi dhe prapë e treguan që e zgjodhëm ta diskutonim me diplomaci. Megjithatë, ky gjest i tyre nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale. Përkundrazi, kjo video ka shkaktuar një lumë komentesh negative dhe lumë kritikash ndaj Mateos dhe Brikenës. Publiku e ka cilësuar këtë veprim si hipokrizi dhe nuk i ka kursyer ofendimet në seksionin e komenteve.