Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e…

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e…

Pikat kryesore

  • “Unë do t’i shkruaj zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvend…
  • Ai përmendi ndër të tjera ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, duke kërkuar që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë rolin e figurave ndërkombëtare që kanë mbështetur raportin.
  • Sipas Gjonit, institucionet shqiptare duhet të nisin hetime për këto çështje dhe të vlerësojnë pasojat diplomatike të procesit që çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari diplomatik i kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, ishte i ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, ku bëri thirrje për hetimin dhe non grata të eksponentëve të huaj që kanë mbështetur raportin e Dick Marty për UÇK-në. Gjoni deklaroi se do t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionit parlamentar përkatës për të nisur diskutimet në Kuvend dhe për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në sponsorizimin, diskutimin dhe votimin e raportit. “Unë do t’i shkruaj zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvend… në cilësinë e ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-zëvendëskryetarit të Komisionit të Jashtëm, për të kërkuar nisjen e bisedimeve në Parlament dhe identifikimin e një liste me të gjithë eksponentët e huaj që kanë marrë pjesë në sponsorizimin, mbështetjen dhe votimin e raportit Dick Marty”, u shpreh Gjoni. Ai përmendi ndër të tjera ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, duke kërkuar që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë rolin e figurave ndërkombëtare që kanë mbështetur raportin. Sipas Gjonit, institucionet shqiptare duhet të nisin hetime për këto çështje dhe të vlerësojnë pasojat diplomatike të procesit që çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale. “Unë mendoj që autoritetet shqiptare duhet të hetojnë… për të identifikuar të gjithë eksponentët që kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe për t’i këta persona non grata”, tha ai.

Lini një Përgjigje