The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet…

1 — “The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet…

Pikat kryesore

  • Nëse e vizitoni në sezonin midis verës dhe vjeshtës, mund të shijoni perëndimin e diellit dhe plazhet pothuajse të zbrazëta, në një ritëm të qetë dhe relaksues.
  • Mbërritja me avion në kryeqytetin e Tiranës është një fillim i mirë për një udhëtim rrugor për të eksploruar vendin.
  • Merrni një makinë me qira në aeroport, dhe shijoni rrugën përmes qafave malore, përgjatë gjireve bregdetare dhe nëpër qytetet me histori shekullore.

Nëse e vizitoni në sezonin midis verës dhe vjeshtës, mund të shijoni perëndimin e diellit dhe plazhet pothuajse të zbrazëta, në një ritëm të qetë dhe relaksues. Mbërritja me avion në kryeqytetin e Tiranës është një fillim i mirë për një udhëtim rrugor për të eksploruar vendin. Merrni një makinë me qira në aeroport, dhe shijoni rrugën përmes qafave malore, përgjatë gjireve bregdetare dhe nëpër qytetet me histori shekullore. Ndalesa e parë e madhe është qyteti i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berat. Vizitorët mund të qëndrojnë edhe brenda mureve të Kalasë së Beratit, duke jetuar mes mureve të lashta ndërsa fëmijët luajnë futboll në rrugicat me kalldrëm dhe gjyshet shesin vaj ulliri te dyert e shtëpive të tyre. Atmosfera të jep ndjesinë sikur je kthyer në një shekull tjetër. Në dalje të qytetit ndodhet edhe “Veraria Alpeta”, e drejtuar nga familja Fiska. Vreshtat kultivojnë varietete rrushi dhe pronari, kalon mes tavolinave gjatë darkës për të përshëndetur vizitorët dhe për të treguar histori për vreshtat. Turistët mund të bëjnë edhe një tur degustimi vere, ku mund të provojnë verëra të kuqe, të bardha dhe raki frutash, të shoqëruara me djathëra dhe vaj ulliri vendas. Sipas medias britanike, kjo është historia e plotë e kuzhinës “nga prodhimi bujqësor deri te konsumi” në Shqipëri. Pas kësaj, shumica e turistëve që kërkojnë diell dhe det shkojnë drejt Sarandës, por Vlora ofron një alternativë të shkëlqyer dhe me më pak turistë. Nga Vlora mund të beni një udhëtim të shkurtër me makinë për në “Green Coast”, ku ndodhen disa nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Gjiret me ujëra bruz, të rrethuar nga kodra me pisha dhe ujëra të kristaltë të cekët, rivalizojnë çdo destinacion tjetër në Mesdhe. Në kryeqytetin e Tiranës, vizitorët befasohen nga energjia krijuese, arti i rrugës dhe kafenetë. Një nga zonat më të gjalla është Blloku. Dikur një zonë e rezervuar për elitën komuniste, sot ajo është plot jetë nate, bare dhe restorante. Qyteti është i mbushur me mijëra bunkerë të periudhës së Luftës së Ftohtë, të cilët janë shndërruar në muze, kafene dhe hapësira arti. Vizitorët nuk duhet të humbasin një vizitë në Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, muzetë interaktivë që japin një pasqyrë të fortë mbi të kaluarën komuniste të vendit. Po ashtu, rekomandohet ngjitja në Piramidën e Tiranës, një ish-monument i epokës komuniste që sot është shndërruar në një pikë panoramike me pamje mbi qytetin. Pas errësirës, qyteti gjallërohet. Vizitorët mund të veshin kostume tradicionale shqiptare, të kërcejnë deri sa t’u lodhen këmbët dhe të bëhen pjesë e performancës. Shqipëria po evoluon me shpejtësi. Muzika live dhe festat po e kthejnë Tirana në një qendër plot kulturë dhe energji. Megjithatë, pjesë e bukurisë së Shqipërisë është fakti se ajo ende mbetet një destinacion relativisht i pazbuluar. “Shqipëria nuk është “Kroacia e re” apo “Greqia e ardhshme”. Nga qytetet me kala të vendosura në kodra, te gjiret e qeta pranë detit, nga darkat në vreshta te netët e gjalla të qytetit, Shqipëria ofron një udhëtim që mbetet gjatë në kujtesë! Për këdo që kërkon aventurë, autenticitet dhe çmime të përballueshme, Shqipëria është destinacioni ideal!

Lini një Përgjigje