Pikat kryesore
- Personi në foto është Kamber Sulçaj 48 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit në Tepelenë.
- Mes tij dhe viktimës, si dhe personave që shoqëronin këtë të fundit, pati një sherr për dritat e gjata të makinës.
- Autori Kambert Sulçaj qëlloi me një çifte drejt biznesmenit italian dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy makinave me të cilat udhëtonin ata.
Personi në foto është Kamber Sulçaj 48 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit në Tepelenë. 48-vjeçari Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale. Mes tij dhe viktimës, si dhe personave që shoqëronin këtë të fundit, pati një sherr për dritat e gjata të makinës. Debati degjeneroi më pas në përdorimin e armës. Autori Kambert Sulçaj qëlloi me një çifte drejt biznesmenit italian dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy makinave me të cilat udhëtonin ata. Mësohet se 44-vjeçari italian u prek nga plumbi pasi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës.