Tepelenë/ Arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi Një 57 vjeçar është arrestuar

Tepelenë/ Arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi Një 57 vjeçar është arrestuar

Pikat kryesore

  • Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tepelenë, pasi u kap duke kultivuar 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në vazo, në një zonë të thellë të kanioneve të fshatit Progonat.
  • Operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një hetimi të zhvilluar me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë.
  • M., banues në Tepelenë, u kap në vendin ku kishte kultivuar bimët narkotike, të cilat u sekuestruan dhe u asgjësuan.

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tepelenë, pasi u kap duke kultivuar 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në vazo, në një zonë të thellë të kanioneve të fshatit Progonat. Operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një hetimi të zhvilluar me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë. Sipas Policisë, i arrestuari, shtetasi me iniciale I. M., banues në Tepelenë, u kap në vendin ku kishte kultivuar bimët narkotike, të cilat u sekuestruan dhe u asgjësuan. Policia njofton se kontrollet antikanabis do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! OKB kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro EMRI/ Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit Plagosja e trefishtë në Elbasan/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, kush ishte shënjestra e sulmit

Lini një Përgjigje