Pikat kryesore
- Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.
- Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
- Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M.
Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar. Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç. Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen. I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës Zjarr në Novoselë të Vlorës/ Flakët përfshijnë barishte e pemë, nuk raportohet për të lënduar La gjithçka pas në moshën 43-vjeçare, por e rigjeti veten te letërsia. Rrëfimi prekës i Irena Dragotit