Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Pikat kryesore

  • Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
  • Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në mesditë dhe pasdite në zonat malore të jugut dhe lindjes.
  • Në jug të vendit, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe lokale shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në mesditë dhe pasdite në zonat malore të jugut dhe lindjes. Në jug të vendit, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe lokale shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here pritet të arrijë deri në 14 m/s. Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Lini një Përgjigje