Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
  • Thuhet se pasuritë e konfiskuara përbëhen nga 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m².
  • “Në vijim të hetimeve dhe operacioneve për gjurmimin e aseteve kriminale, këto pasuri janë sekuestruar dhe kaluan në administrimin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale për gjurmimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar sot më 3 dhjetor 2025, 9 pasuri të paluajtshme. Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Thuhet se pasuritë e konfiskuara përbëhen nga 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m². “Në vijim të hetimeve dhe operacioneve për gjurmimin e aseteve kriminale, këto pasuri janë sekuestruar dhe kaluan në administrimin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje