Pikat kryesore
- I gjithë ky debati publik, me media, portale e rrjete sociale mbi pasurinë e të zgjedhurve është neveri.
- Nxitja e turmave kundër pasurisë, dinjitetit dhe të zotit është lojë e kahershme.
- Si fillim dëshiroj ti uroj çdo deputeti, njësoj si çdo gazetari apo shqiptari, pavarësisht sa dakord biem njëri me tjetrin, që TA GËZOJË e TA TRASHËGOJË pasurinë që ka!
I gjithë ky debati publik, me media, portale e rrjete sociale mbi pasurinë e të zgjedhurve është neveri. Poshtërsi që vjen nga një dashakeqësi klasore. Nxitja e turmave kundër pasurisë, dinjitetit dhe të zotit është lojë e kahershme. Si fillim dëshiroj ti uroj çdo deputeti, njësoj si çdo gazetari apo shqiptari, pavarësisht sa dakord biem njëri me tjetrin, që TA GËZOJË e TA TRASHËGOJË pasurinë që ka! Mua nuk më vjen asnjë e keqe, përkundrazi, që dikush ka pasuri. Nuk kam asnjë të keqe nga njerëz më të zotë se unë, sado inat të më vijë me veten time për këtë gjë. Bravo i qoftë kushdo që është i zoti! Një thënie e vjetër e jona është:” kush është i zoti mos i shkoftë zi moti”. Gjithashtu respekt për çdo shqiptar që mendon, shprehet e sillet me dinjitet, integritet e qytetari, sado të mos jem dakord me të.