Pikat kryesore
- 54 të dënuar në burgun e Smrekonicës kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
- Drejtori i kësaj Qendre Korrektuese, Avni Miftari, deklaroi se votimi me ekipet mobile ka nisur me kohë si në të gjitha qendrat e tjera të votimit në vend, njofton Dukagjini.
- Ka votues nga komuna në ndryshme në këtë raund të zgjedhjeve ka 54 të dënuar nga komuna të ndryshme që mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës brenda qendrës korrektuese.
54 të dënuar në burgun e Smrekonicës kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend. Drejtori i kësaj Qendre Korrektuese, Avni Miftari, deklaroi se votimi me ekipet mobile ka nisur me kohë si në të gjitha qendrat e tjera të votimit në vend, njofton Dukagjini. Miftari në një lidhje direkt me gazetaren Doruntina Bylykbashi, bëri të ditur se deri tani 12 të dënuar kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës “Procesi ka vazhduar me rregull, ekipi mobil ka ardhur me kohë dhe ka nisur kohë dhe në rregull. Ka votues nga komuna në ndryshme në këtë raund të zgjedhjeve ka 54 të dënuar nga komuna të ndryshme që mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës brenda qendrës korrektuese. 12 nga 54 kanë votuar dhe kanë vullnet që të votojnë. Të burgosurve u është mundësuar që të shohin kandidatët dhe të jenë në një linjë me zhvillimet politike që të kenë të qartë kë të votojnë”, tha Mifari. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/09/2025 09:42 Erdhi nga diaspora për të votuar, qytetari nuk e gjen emrin në lista të votimit 11/09/2025 09:26 54 të dënuar nga komuna të ndryshme votojnë nga burgu i Smrekonicës 11/09/2025 09:25 Voton Hajrulla Çeku: Uroj që nga nesër e tutje të jenë katër vite të mbara për kryeqytetin!