Pikat kryesore
- 25 pasuri me vlerë 2 milionë euro janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë me urdhër të Prokurorisë.
- Mësohet se pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë burim i të ardhurave kriminale.
- Nën sekuestro janë vënë disa apartamente, prona, dyqane si dhe makina.
25 pasuri me vlerë 2 milionë euro janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë me urdhër të Prokurorisë. Mësohet se pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë burim i të ardhurave kriminale. Ndërkohë që ato janë në pronësinë e Tahir Qenamit. Nën sekuestro janë vënë disa apartamente, prona, dyqane si dhe makina. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q. Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K; Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q; Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.50.6 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë; Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.89.8 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q; Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 20.5 m2, sip.totale 34.9 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q; Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sip.14.9 m2, sip. e përbashkët 21.5 m2, sip.totale 36.4 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q ; Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 22.2 m2, sip.totale 36.5 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sip.15 m2, sip. e përbashkët 21 m2, sip.totale 36 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q; Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë prenotuar nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2 prenotuar nga shtetasi T.Q.; Pasuria e llojit “apartament” A4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q ; Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 15:44 Shembet pjesërisht një kullë pranë Koloseut, katër persona të lënduar 11/03/2025 15:34 Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike 11/03/2025 15:33 Bajrami i komenton ish-deputetit Meta: Doktor, politika e Kurtit dhe Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe