Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në nivelet më të larta historike, duke kapur vlerën e 7.3 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me fillimin e vitit 2024, kur totali i rezervës ishte 5.6 miliardë euro, rritja ka qenë me më shumë se 30 për qind. Në përbërjen e rezervave vërehet një shtim i dukshëm i arit, i cili ka arritur në 430 milionë euro, nga vetëm 204 milionë në fillim të periudhës Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.