Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë…
Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e menjëhershëm dhe për një afat të pacaktuar të qarkullimit të mjeteve me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj, mbi lumin Shkumbin. Ky segment lidh dhjetëra fshatra të zonës së Peqinit dhe Belshit. Vendimi është marrë me urdhëresën nr. 57, datë 06.02.2026, nga kryetari i Bashkisë, Bukurosh Maçi, duke u mbështetur në legjislacionin për vetëqeverisjen vendore, Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin Rrugor. M Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.