Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë…

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë…

Pikat kryesore

  • Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e menjëhershëm dhe për një afat të pacaktuar të qarkullimit të mjeteve me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj, mbi lumin Shkumbin.
  • Ky segment lidh dhjetëra fshatra të zonës së Peqinit dhe Belshit.
  • 57, datë 06.02.2026, nga kryetari i Bashkisë, Bukurosh Maçi, duke u mbështetur në legjislacionin për vetëqeverisjen vendore, Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin Rrugor.

Bashkia Peqin ka vendosur ndalimin e menjëhershëm dhe për një afat të pacaktuar të qarkullimit të mjeteve me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj, mbi lumin Shkumbin. Ky segment lidh dhjetëra fshatra të zonës së Peqinit dhe Belshit. Vendimi është marrë me urdhëresën nr. 57, datë 06.02.2026, nga kryetari i Bashkisë, Bukurosh Maçi, duke u mbështetur në legjislacionin për vetëqeverisjen vendore, Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin Rrugor. Masa vjen pas raportit paraprak të Institutit të Ndërtimit, i cili ka rekomanduar ndalimin e mjeteve të rënda për shkak të riskut që paraqet struktura aktuale e urës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar marrjen e masave urgjente, përfshirë vendosjen e kufizuesve fizikë në hyrje-dalje të urës me mbështetjen e Policisë së Peqinit, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të vendimit. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës do të mbikëqyrë situatën dhe çdo veprim që mund të cenojë stabilitetin e objektit. Ndërkohë, banorët dhe bizneset e zonës po përballen me rritje të kostove të shërbimeve dhe transportit. Autoritetet theksojnë se masa është e përkohshme, ndërsa në plan afatgjatë parashikohet sigurimi i fondeve për ndërtimin e një ure të re dhe hartimi i projektit për rikonstruksionin e plotë të Digës Çengelaj. Urdhëresa ka hyrë në fuqi menjëherë, me qëllim shmangien e çdo rreziku për qytetarët dhe infrastrukturën.

Lini një Përgjigje