Gjyqi për dosjen “Buka”, biznesmeni Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me…

Gjyqi për dosjen “Buka”, biznesmeni Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me…

Pikat kryesore

  • Fezollari, pronar i kompanive “Emerald Mall”, “NEXT” dhe “TOBACCO HOLDING”, është i përfshirë në këtë çështje për shkak se është favorizuar gjatë procesit të privatizimit të ish ndërmarrjes “Buka”.
  • Dosja e SPAK, dokumenton se procedura e privatizimit shkelte vendime gjyqësore dhe akte shtetërore, duke përjashtuar pronarët e vërtetë që janë familja Myderizi për t’i shërbyer interesave të biznesmenit.
  • Në dëshminë e tij në GJKKO, Fezollari ka mohuar çdo parregullsi, duke theksuar se të gjitha procedurat janë ndjekur sipas ligjit.

Këtë të hënë, biznesmeni Lirim Fejzollari, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjyqin për dosjen “Buka”, me të pandehur ish-zëvendës kryeministrin dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj. Fezollari, pronar i kompanive “Emerald Mall”, “NEXT” dhe “TOBACCO HOLDING”, është i përfshirë në këtë çështje për shkak se është favorizuar gjatë procesit të privatizimit të ish ndërmarrjes “Buka”. Dosja e SPAK, dokumenton se procedura e privatizimit shkelte vendime gjyqësore dhe akte shtetërore, duke përjashtuar pronarët e vërtetë që janë familja Myderizi për t’i shërbyer interesave të biznesmenit. Në dëshminë e tij në GJKKO, Fezollari ka mohuar çdo parregullsi, duke theksuar se të gjitha procedurat janë ndjekur sipas ligjit. Ai deklaroi se ka qenë aksioner në shoqëri edhe më herët, kur struktura e pronësisë ishte 52% shtet dhe 48% privat, dhe se ka marrë pjesë në ankandin përkatës. Sipas tij, aksionet janë blerë nga individë dhe kompani, duke arritur të zotërojë rreth 40% të pjesës private. “Për privatizimin e “Buka sha” janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë kam qenë aksioner dhe më parë, kur ishte edhe 52 % shtet edhe 48 % privat dhe u futa dhe në ankand. Unë kam marrë aksione nga disa qytetarë dhe shoqëri dhe kam arritur deri tek 40% e pjesës private. Aksionet i kam blerë nga individë dhe kompani, që i kishin këto aksione” , ka deklaruar ai. Lidhur me marrëdhënien e tij me ish-ministrin Arben Ahmetaj, Fezollari thase e njeh vetëm në cilësinë e një zyrtari publik dhe se janë takuar zyrtarisht gjatë viteve 2018–2019, kur Ahmetaj mbante postin e ministrit. Sipas tij, kishin probleme me çështjen e pullave fiskale. Ai pretendoi gjithashtu se; është vënë në dijeni më vonë për një vendim të Gjykatës Administrative që pezullonte procedurat e ankandit për “Buka”. “Shtetasin Arben Ahmetaj e njoh si person publik. Në mënyrë zyrtare jam takuar me të në 2018-2019. Ishte ministër. Ne kishim probleme me industrinë, për çështjen e pullave fiskale. Jam vënë në dijeni shumë më vonë me një vendim të Gjykatës Administratives për pezullim të procedurave të ankandit” , tha ai. Në lidhje me pretendimet e familjes Myderizi, Fezollari deklaroi se është takuar me ta vetëm një herë dhe nuk i ka kuptuar plotësisht kërkesat e tyre, ndërsa për familjen Piciri tha se ka pasur disa takime dhe komunikim korrekt, duke i orientuar që t’i drejtohen institucioneve përkatëse për çdo pretendim pronësie. “Në lidhje me “Buka sha” jam takuar me familjen Myderizi. Nuk i njihja. Në takim më thanë disa pretendime, që as nuk i kuptova. Ndërsa familjen Piciri i kam takuar disa herë. Kam biseduar shumë qetë me ta. Unë nuk i kuptoj këto kthimet e pronave. Ju kam thënë, keni gjykatat, kërkojini tek institucionet shtetërore ”, ka shtuar ai. Gjatë marrjes në pyetje, biznesmeni u pyet edhe për komunikimet me Ahmetajn, përfshirë një mesazh ku ish-ministri i kërkonte ta telefononte. Prokurori: si e shpjegoni një sms në telefonin tuaj: “Më telefono pak. Arben Ahmetaj jam”? Fezollari: Duhet të ketë qenë në fazën e pullave fiskale, diskutimet që bënim. Prokurori: Në 23.02.2020 i thoni Ahmetajt me sms “Përshëndetje Arben! Si i ke mundësitë për t’u takuar këtë javë”. Fezollari: Siç e thashë, kishim problemet me pullat. Por ky takim nuk i realizua.

Lini një Përgjigje